『Kë xhelozon Devis Xherahu? Këngëtari rrëfen Gjithçka: Historitë e Pabesueshme të një Ylli Muzike!』のカバーアート

Kë xhelozon Devis Xherahu? Këngëtari rrëfen Gjithçka: Historitë e Pabesueshme të një Ylli Muzike!

Kë xhelozon Devis Xherahu? Këngëtari rrëfen Gjithçka: Historitë e Pabesueshme të një Ylli Muzike!

無料で聴く

ポッドキャストの詳細を見る

Në këtë episod të Kinotekë n’Sol, Devis Xherahu vjen në një bisedë të gjatë, të sinqertë dhe pa filtra mbi jetën dhe muzikën e tij. Intervista nis me këngën e re “Unë xhelozoj”, të publikuar vetëm pak ditë më parë, ku Devisi flet për dashurinë, xhelozinë dhe pjekurinë emocionale, për Korçën e fëmijërisë dhe rrugën e lagjes që ka nxjerrë një numër të jashtëzakonshëm këngëtarësh, si edhe për marrëdhënien e fortë me familjen dhe babain e tij, fjalët e të cilit i quan sot si profeci.Biseda vijon me kthesat e mëdha të jetës: telefonatën që i ndryshoi rrugën, emigrimin dhe karrierën në Greqi, famën dhe çmimin personal që ajo kërkon, si dhe historitë e rralla prapa skenës nga bashkëpunimet dhe episodet e papritura publike. Episodi mbyllet me reflektime mbi familjen, fëmijët dhe zgjedhjet e jetës, përpara se atmosfera të çlirohet me humor dhe muzikë, ku këngët e Devis Xherahut kthehen në serenata korçare.

adbl_web_anon_alc_button_suppression_t1
まだレビューはありません