エピソード

  • Armand Sallabanda në një bisedë PA FILTRA – Nga Fotografia e Vërtetë te “Pjeshkat e Instagramit”
    2026/04/01

    Një intervistë ndryshe me fotografin Armand Sallabanda, ku arti, shoqëria dhe realiteti përplasen pa kompromis. Nga filozofia e fotografisë dhe vlera e autenticitetit, te kritikat e forta ndaj brezave të rinj, rrjeteve sociale dhe sistemit arsimor shqiptar, kjo bisedë sjell një perspektivë të drejtpërdrejtë dhe provokuese.Sallabanda ndalet te ndryshimi i marrëdhënieve njerëzore në epokën e teknologjisë, analizon sensualitetin dhe perceptimet gjinore, si dhe zbulon prapaskena nga puna e tij me figura të njohura publike dhe politike.Një episod që nuk kursen askënd dhe që të detyron të reflektosh mbi artin, shoqërinë dhe realitetin që jetojmë sot.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 38 分
  • “Aktorët xhelozojnë Duartrokitjet!” – Donald Shehu flet për Teatrin, Rolet Erotike & Famën
    2026/04/01

    Aktori Donald Shehu vjen në një bisedë të hapur dhe plot sinqeritet në podcastin Kinotekë n’Sol. Ai flet për raportin e tij me inteligjencën artificiale dhe pse beson se teknologjia nuk mund të zëvendësojë emocionet e aktorit në skenë. Gjatë intervistës diskutohen edhe dilemat e artistëve mes teatrit dhe famës në rrjetet sociale, rivalitetet mes aktorëve për duartrokitjet e publikut dhe prapaskenat e roleve intime në teatër. Ai ndan gjithashtu mendimin e tij për reality shoë-t dhe shpjegon pse nuk do të bëhej kurrë pjesë e formateve si Big Brother. Në fund të episodit, ai sjell një moment të veçantë artistik duke interpretuar në studio vargje nga “Poema e Mjerimit” e Migjenit, duke treguar fuqinë e aktrimit dhe të fjalës poetike.Një episod që kombinon reflektimin mbi artin, eksperiencat personale dhe një interpretim të ndjerë nga një prej aktorëve të teatrit shqiptar.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 32 分
  • Një Talent si Robert Zguro – Fituesi i “Gjeniu i Madh” rrëfen Komunizmin, Skenën & Jetën e tij
    2026/03/18

    Fituesi i spektaklit “Gjeniu i Madh”, Robert Zguro, vjen në një rrëfim të rrallë në studion e Kinotekë n’Sol. Në këtë intervistë ai flet për jetën dhe karrierën e tij, për episodet e vështira gjatë komunizmit, për fillimet në skenë, për artistët me të cilët ka ndarë rrugëtimin muzikor dhe për emocionet e fitores në spektaklin që e riktheu në vëmendjen e publikut. Nga kujtimet e para në skenë deri te pengjet dhe shpresat për të ardhmen e këngës shqiptare, kjo bisedë sjell historinë e një artisti që vazhdon të jetojë për muzikën dhe që i kërkon publikut vetëm një gjë: të mos harrojë zërat që kanë kënduar për të.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 32 分
  • Vikena Kamenica - Opera, Jazz-i, Familja & Liria e Një Gruaje në Skenë
    2026/03/11

    Në këtë episod të Kinotekë n’Sol, mezzosopranoja Vikena Kamenica hap zemrën dhe mendjen në një rrëfim të thellë për jetën, artin dhe sakrificat e skenës. Nga origjina familjare dhe rrënjët korçare, tek presioni i operës dhe disiplina ekstreme e një shfaqjeje 3-orëshe, deri tek dashuria për familjen dhe liria që i jep jazz-i, kjo është një bisedë që shkon përtej muzikës. Një episod për artin si mision, për gruan në skenë dhe për forcën e karakterit që ndërton një zë të madh.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 30 分
  • Bes Mustafaj: Nga Humori i Zi te Death Metal – Rrëfimi i sinqertë i një Komediani që sfidon Tabu
    2026/03/04

    Në këtë intervistë të plotë, Bes Mustafaj rrëfen rrugëtimin e tij nga hapat e parë në stand-up comedy dhe zgjedhja për të bërë humor të zi, te presioni shoqëror për t’u bërë artist dhe momenti i parë në skenë te 2XL që i ndryshoi gjithçka; ai flet hapur për temat tabu që trajton, për kontradiktat mes asaj që kritikon në skenë dhe realitetit personal, si dhe zbulon anën e tij muzikore si baterist i frymëzuar nga Nirvana e Metallica deri te përfshirja në një grup death metal, duke e mbyllur bisedën me humor spontan dhe të qeshura në studio.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 33 分
  • Piano mes Dhimbjes & Madhështisë! – Leksion nga Merita Rexha Tërshana për Artin & Shpirtin
    2026/03/02

    Në këtë episod të “Kinotekë n’Sol”, pianisja e njohur Merita Rexha Tërshana rrëfen jetën e saj mes pianove, skenës dhe pedagogjisë, në një bisedë të thellë që prek artin, filozofinë, edukimin dhe shoqërinë. Nga rritja me instrumentin më të bukur e më të vështirë, tek kritikat e forta për degradimin e shijes muzikore, nga reflektimi mbi kufijtë e Inteligjencës Artificiale në art, deri te leksioni për disiplinën dhe formimin e brezave të rinj – kjo intervistë është një udhëtim i plotë në universin e muzikës klasike dhe përgjegjësisë artistike. Një episod që flet për shpirtin, sakrificën, madhështinë dhe për atë që e bën artin të pavdekshëm.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 36 分
  • Pasionet e MËDHA! Rozi Kostani rrëfen pa Doreza DASHURINË për Jetën dhe Teatrin!
    2026/02/18

    Në këtë intervistë të gjatë dhe të thellë në Kinotekë n’Sol, Rozi Kostani hap një bisedë të rrallë mbi jetën, teatrin dhe përvojat që e kanë formuar si artiste dhe si grua. Nga dashuritë e mëdha dhe kujtimet personale, te rolet që e kanë sfiduar më shumë, procesi i përgatitjes për skenën dhe raporti i ndërlikuar me famën, Rozi rrëfen me sinqeritet për çmimin e padukshëm të artit dhe për zgjedhjet që nuk duken nga jashtë. Në pjesën e dytë të bisedës, ajo ndalet te teatri si hapësirë reflektimi dhe shërimi, te marrëdhënia me studentët dhe përgjegjësia e pedagogut, si edhe te paralelizmat mes teatrit dhe politikës si performancë publike. Intervista mbyllet me një reflektim poetik mbi ëndrrat artistike, Shekspirin dhe fuqinë e fjalës, duke e kthyer këtë bisedë në një portret të plotë, të ndjerë dhe intelektual të një prej figurave më të veçanta të teatrit shqiptar.


    0:00 - Prezantimi Rozi Kostani4:48 - Muri me shishet e qelqit10:12 - Dashuritë e Rozi Kostanit15:55 - Aktrimi dhe skena e teatrit31:58 - Shfaqja japoneze e ëndrrave35:25 - Një regjisore si Rozi Kostani41:03 - Ringritja pas humbjes44:00 - Roli që e ka ndjekur gjithë jetën51:40 - Mesazhet dhe këshillat për studentët1:02:18 - Teatri si psikoterapi1:08:21 - Si t’u thuash të vërtetën studentëve?1:12:42 - Teatri, politika si teatër dhe censura1:25:00 - Projekti shekspirian i Rozi Kostanit1:29:25 - Poezi nga Azem Shkreli1:32:40 - Mbyllje

    続きを読む 一部表示
    1 時間 35 分
  • Kë xhelozon Devis Xherahu? Këngëtari rrëfen Gjithçka: Historitë e Pabesueshme të një Ylli Muzike!
    2026/02/11

    Në këtë episod të Kinotekë n’Sol, Devis Xherahu vjen në një bisedë të gjatë, të sinqertë dhe pa filtra mbi jetën dhe muzikën e tij. Intervista nis me këngën e re “Unë xhelozoj”, të publikuar vetëm pak ditë më parë, ku Devisi flet për dashurinë, xhelozinë dhe pjekurinë emocionale, për Korçën e fëmijërisë dhe rrugën e lagjes që ka nxjerrë një numër të jashtëzakonshëm këngëtarësh, si edhe për marrëdhënien e fortë me familjen dhe babain e tij, fjalët e të cilit i quan sot si profeci.Biseda vijon me kthesat e mëdha të jetës: telefonatën që i ndryshoi rrugën, emigrimin dhe karrierën në Greqi, famën dhe çmimin personal që ajo kërkon, si dhe historitë e rralla prapa skenës nga bashkëpunimet dhe episodet e papritura publike. Episodi mbyllet me reflektime mbi familjen, fëmijët dhe zgjedhjet e jetës, përpara se atmosfera të çlirohet me humor dhe muzikë, ku këngët e Devis Xherahut kthehen në serenata korçare.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 35 分